Kosova më shumë se 2 vjet, s’ishte përballur me 2 humbje radhazi
Kosova u mposht nga Çekia 2:1 në Pelzen dhe nga Anglia 4:0 në Prishtinë duke e përmbyllur në mënyrën më të keqe fushatën fenomenale që patën në kualifikueset e Euros 2020.
Dy humbje radhazi, Kosova kishte pasur kohë që nuk i kishte përjetuar shkruan Indeksonline.
Hera e fundit kur “Dardanët” regjistronin dy humbje radhazi ishte fillimi i tetorit të vitit 2017.
Faktikisht, Kosova kishte pësuar nëntë humbje radhazi atë kohë, ndërsa humbja e fundit ishte ndaj Islandës më 9 tetor, për t’u rikthyer fuqishëm në fitore më 13 nëntor të 2017 ndaj Letonisë, 4:3.
Më pas, ishte koha e artë e Kosovës ku regjistruan 15 ndeshje pa humbje, por e “lëshuan” në fund kualifikimin.
Tashti, do të provojmë përmes Ligës së Kombeve, e cila pa dyshim që është një mundësi e artë për “Dardanët” për ta marrë “vizën” për Evropianin./Indeksonline/