Rashica merr një rol të rëndësishëm, në Werder Bremen
Mediumi gjerman Weserreport raporton se trajneri Florian Kohfeldt i Werder Bremenit, do ta emërojë me shumë gjasa Milot Rashicën si lojtarin e ri që do t’i ekzekutojë penalltitë në skuadër, pasi Davy Klaasseni nuk është treguar i suksesshëm.
Rashica ka treguar formë të lartë me ekipin gjerman dhe po është vrastar para portës kundërshtare.
Ylli nga Vushtrria asnjë gol nuk e ka shënuar nga pika e bardhë, por tash e tutje sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë ekezekutuesi i penalltive.
Wessereporti raporton se kosovari mund ta fitojë këtë përgjegjësi nga trajneri Florian Kohfeldt, i cili e ka humbur besimin te Davy Klaasseni, i cili nuk është treguar i suksesshëm në tentimet e tij. Për këtë gjë foli edhe vetë Klaaseni.