75 Mall Live Search
18:05 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arsenal nuk po sheh ditë të mira, arrinë ta fitoj vetëm një pikë nga Southamptoni

Humbi ndaj Leicesterit në ndeshjen e kaluar kurse tani arriti vetëm të barazoj ndaj Southamptonit, kështu Arsenali nuk po arrinë ta marrë veten.

Deri në minutat shtesë ishte duke humbur mirëpo në minutën 90+6’ arriti që të shënoj Lacazette dhe të paktën të ja sigurojë një pikë Arsenalit nga kjo ndeshje.

Southampton kaloi në epërsi që në minutën e 8’ me golin e Ings por ishte Lacazette ai që barazoi pas 10 minutash.

Mirëpo prap Southampton kaloi në epërsi kësaj radhe me golin e Ward-Prowse por prap ishte Lacazette heroi i ndeshjes i cili e shpëtoi Arsenalin nga humbja./Indeksonline/.