75 Mall Live Search
10:27 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vetëm një ndeshje luhet sot në Superligë

Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Ferizaj do të pres në shtëpi Dukagjinin.

Vendasit në ndeshjen e fundit u mposhtën nga Vushtrria, derisa në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një fitore dhe kërkojnë tri pikë me shpresën për t’i ikur zonës së barazhit.

Nga ana tjetër as mysafirët nuk kanë rezultate më të mira, pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një barazim dhe katër humbje.

Për momentin, Ferizaj është në vendin e 10-të me 12 pikë, ndërsa, Dukagjini në vendin e fundit me tetë pikë.

Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 13:00.