75 Mall Live Search
18:51 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dy djemtë e heroit, vizitojnë vendin ku babai i tyre u vra në dyluftim më armiqtë serb

Ani pse më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, plagët janë ende të hapura, për ata që humbën më të dashurit e tyre, por kujtimet dhe krenaria nuk mungojnë asnjëherë.

Ta falësh gjakun për lirinë e brezave të rinj është vepra më humane dhe më e shenjtë që mund të bësh.

Edhe familja Ahmetaj nga Rezalla e Skenderajt, ia fali tokës së Kosovës dy më të shtrenjtit e tyre.

I rritur me trimëritë e Azem e Shote Galicës, Ahmet Delisë e Sylë Rezallës, Malush Ahmetaj ishte i etur për liri. Ai bashkë me dy djemtë e tij, Bahriun dhe Bedriun, morën armët dhe iu bashkuan UÇK-së, përcjellë Indeksonline.

Derisa, vet Malushi nuk arriti t’i shpëtoi dorës gjakatare, duke rënë heroikisht në malet e Drenicës në pozicionin luftarak, ku o godit për vdekje nga një minahedhës, ishte vet djali i tij, Bahriu që me shokët e tij tërhoqën trupin e tij, duke hapur një varr, kufoma e të cilit qëndroi aty deri në mbarimin e luftës.

E, sot Bahriu bashkë me vëllain e tij Besnikun, shpesh e vizitojnë atë vend, ku babai i tyre vdiq në altarin e lirisë, ballë për ballë duke luftuar me armikun.

Ndërsa, dy djemtë e ish- komandatit të UÇK-së, shkruajnë përbri një fotografie.

“Vendi ku Qendroi Heroikisht deri ne Altarin e Liris edhe Fitoj shum Beteja si dhe ketu Dha Frymen e Fundit por e Fitoi Pavdeksin kurse ne si te bit e tij e ndjejm mungesen e ti te Fresket por jemi Shumë Krenar”.

Por, Besniku dhe Bahriu përveç babait, tokës së Kosovës ia falën edhe gjakun e njomë të vëllait të tyre nëntëvjeçar Leotrimit.

Kujtojmë, që pikërisht shkolla e fshatit Rezallë mbanë me krenari emrin e Malush Ahmetajt./Indeksonline/

Bahriu dhe Besniku, djemtë e heroit
Leotrimi, djali i Malush Ahmetit i vrarë gjatë luftës

Malush Ahmeti, komandanti i UÇK-së i vrarë gjatë luftës