Falë Nadalit, Spanja fiton Kupën e Botës
Spanja fitoi për herë të gjashtë në historinë e saj turneun e Kupës Davis (Davis Cup), eventi i ekipeve kombëtare për meshkuj në tenis. Një turne që u zhvillua përgjatë gjithë javës në Madrid, ku në fund triumfoi Kombëtarja vendëse.
Në finale, skuadra spanjolle fitoi 2-0 ndaj Kanadasë. Në përbërje të Kombëtares së Spanjës ishin Rafael Nadal, Feliciano Lopez dhe Roberto Bautista-Agut, që ia dolën mbanë të triumfonin në shtëpinë e tyre.
Për Nadalin, kjo është hera e pestë që e fiton këtë trofe, të cilin e ka ngritur më parë edhe në vitet 2004, 2008, 2009 dhe 2011. Për fituesit edhe një premio pre 2.1 milionë dollarësh.