Gjendet i vdekur në veturë një person në autostradën, “Ibrahim Rugova”
Një person është gjetur pa shenja jete brenda veturës së tij, pikërisht në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai deklaroi se trupi është gjetur rreth orës 19:15 dhe se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 19:15 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 10-drejtimi Vërmicë-Prizren një Njësitë Patrulluese të Policisë është gjetur një person pa shenja jete në automjetin e tij për të cilin me vendim të prokurorit po hetohet si rast, vdekje e dyshimtë”, tha ai.
Tutje i njëjti shtoi se trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.
“Rasti është nën hetime”./Indeksonline/