75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nis festa e 28 Nëntorit, flamujt po valëviten në çdo shtëpi, në Tiranë

Nëntori është muaji më i rëndësishëm për popullin shqiptar.

Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, ka nisur festa e madhe anembanë trevave shqiptare për nder të Ditës së Flamurit.

Edhe Tirana ka marrë ngjyrat më të bukura, ato kuq e zi.

Në disa imazhe të publikuara në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, tregon se tashmë flamuri i shqiptarëve po valëvitet në shumë shtëpi.

“Javë të mbarë kushtuar përkujtimit dhe respektit për Dëshmorët e Kombit.
Valëvit flamurin kuqezi edhe ti”, ka shkruar ai, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë, që edhe në Kosovë do të mbahen një sërë aktivitetesh më 28 Nëntor, derisa kryeministri në largim Ramuh Haradinaj, këtë ditë e ka shpallur, ditë pushimi./Indeksonline/