Ekspozita që tregon se si u vranë gratë në familje
“Tregimi i fundit” është ekspozita që i është kushtuar grave të vrara gjatë këtyre viteve në Kosovë si pasojë e dhunës në familje. Ekspozita ka zënë vend në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe do të qëndrojë për tri ditë rresht nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Organizatorja e kësaj ekspozite, Mirishahe Syla ka thënë se qëllimi i kësaj ekspozitë është që qytetarët të dinë për krimet e ndodhura brenda familjes, ku viktima janë gratë.

“Sot kemi organizuar një ekspozitë me emrat e disa prej grave të vrara a gjatë viteve të fundit në Kosovë. Janë vetëm disa emra sepse të dhënat tregojnë se janë vrarë shumë më shumë gra si pasojë e dhunës në familje”, ka thënë Syla për Indeksonline.

Ajo ka treguar se në ekspozitë janë përfshirë emrat e grave të vrara nga viti 2008 deri tani rasti i fundit i Armenda Aliut që ndodhi në Prizren.

Në këtë ekspozitë tregohet se kush është vrarë, prej kujt është vrarë dhe si është vrarë ajo grua./Indeksonline/
