75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Guardiola i bën një propozim interesant Kloppit: Ti ma fal Championsin, unë ta fali Premierligën

Guardiola ka bërë ligjin në Premierligë, por i ka mbetur një peng i madh si trajner i Manchester Cityt.

Trajneri spanjoll nuk po arrin të ketë sukses në Ligën e Kampionëve pavarësisht investimeve të shumta.

Nga ana tjetër, Liverpooli po vuan ta rikthejë titullin e Premierligës pas tri dekadash, shkruan Indeksonline.

Por Pep Guardiola, i ka bërë një propozim Kloppit. Ia ka ofruar Premierligën për t’i dhënë titullin e Ligës së Kampionëve.

Unë do të doja të fitoja trofeun e tij (Champions League) dhe jam i sigurt se ai do të donte të fitonte trofeun tim (Premier League) … Ndoshta ne mund të shkëmbejmë?”, ka thënë Guardiola. /IndeksOnline/