75 Mall Live Search
22:29 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

2 ndeshje për 2 ditë, Liverpooli cakton trajnerin që e drejton ekipin kundër Aston Villës

Trajneri i grupmoshave U23 të Liverpoolit Neil Critchley, do ta drejtoj ekipin e parë në çerekfinalen e Kupës së Ligës kundër Aston Villës.

Jurgen Klopp dhe ekipi i parë i Liverpoolit në atë kohë do të jenë në Katar për të zhvilluar Kupën e Botës për klube.

Ndeshjen gjysmëfinale në këtë garë “Të kuqtë” do të zhvillojnë vetëm 24 orë pas duelit me Aston Villën, transmeton Indeksonline.

Në opsion për të udhëhequr skuadrën ka qenë numri 2 i Liverpoolit, Pep Lijnders, megjithatë ky i fundit do të udhëtoj në Katar së bashku me trajnerin gjerman Jurgen Klopp.

/Indeksonline/