75 Mall Live Search
22:54 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nëse finalja e Ligës së Kombeve do të luhej në Prishtinë, “Fadil Vokrri” do të pajisej menjëherë me VAR

Të premten e kaluar në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për të caktuar vendet ku do të zhvillohen finalet e playoffit në Ligën e Kombeve.

Fati deshi që finalja të mos zhvillohej në Prishtinë por Gjeorgji apo Bjellorusi, shkruan Indeksonline.

UEFA ka vendosur që në gjysmëfinale dhe finale të përdoret teknologjia Video Assistant Referee (VAR), që do të thotë se nëse finalja do të luhej në “Fadil Vokrri”, Federata e Futbollit të Kosovës do të detyrohej ta instalonte këtë aparaturë.

Kombëtarja e Kosovës për herë të parë do të jetë e përcjellur me sistemin VAR në ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore që zhvillohet në mars të vitit 2020.

/Indeksonline/