75 Mall Live Search
08:17 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Presidenti shkon në Thumanë, atje ku situata është tejet shqetësuese

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në qytetin e Thumanës. Nga atje, Meta ka vizituar banorët të cilët janë tejet të shqetësuar nga tërmeti i mesnatës.

Pikërisht Thumana është një nga lokacionet më të goditura në vend nga tërmeti.

“Situatë mjaft dramatike në Thumanë!
Shpresojmë të tejkalohet me sa më pak humbje!
Çdo përpjekje për të shpëtuar banorët nën rrënoja!
Solidaritet dhe ndihmë për këdo që ka nevojë” shkruan presidenti në njoftim./Indeksonline/