Të famshmit reagojnë pas tërmetit tronditës, në Shqipëri
Nata e 26 nëntorit ka qenë fatkeq për Shqipërinë e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm me shkallë të Rihterit 6.3 ku deri tani është raportuar për 6 të vdekur dhe mbi 150 persona të lënduar, të shumta ishin edhe dëmet materiale.
Qytete më të prekura janë: Durrësi, Tirana dhe Kruja, ndërsa për shkak të kësaj Ministria e Arsimit në Shqipëri ka njoftuar se është anuluar mësimi.
Ndihma dhe reagime të shumta kanë ardhur nga shtet fqinje, ndërsa pa reagime nuk kanë mbetur as personat publik të Shqipërisë dhe Kosovës të cilët janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti.
Capital T:
“Sot lutemi për Shqipërinë, Zoti qoftë me ju”.

Eni Koçi
“Uroj të jeni mirë të gjithë”.

Genc Prelvukaj:
“Plaga në Durrës, dhimbja tek secili prej nesh.
Të duam Shqipëria jonë.
Me ty në zjarr e në akull, në paqe e në luftë, në gëzim e në dhembje, me ty edhe në një ditë të rënde si kjo. P.S. Janë të mjerë ata që shfrytëzojnë këtë gjendje për propagandë politike, fetare dhe humor të zi”.

Beatrix Ramosaj
“O zot ndihmoju këtyre njerëzve”

Ledri Vula
“Lutemi për sa më pak viktima”

Ilda Bejleri
“Tmerr”.

Elhaida Dani
“Zoti na ndihmoftë! Jam me mëndje dhe me zemër me të gjithë personat që kanë humbur të afërmit në këtë tërmet”.

Stresi
“Zoti im. Ti je allahu. S’ka zot tjetër veç teje. Ti je i pasuri dhe ne jemi të varfërit. Ne jemi robërit e tu, bijë të robërve të tu. Në dorën tënde është jeta jonë. I shkruar për ne vlerësimi yt. Drejtësi për ne është gjykimi yt. Nuk ka strehim dhe shpëtim prej teje, veçse tek ti. Zoti im mbaji larg prej nesh fatkeqësitë, vullkanet, tërmetet, vështirësitë dhe të gjitha sprovat të dukshmet dhe të fshehtat. Zoti im amanet të qofshin ty të gjithë besimtarët dhe besimtaret në këto vende. Zoti im. Mbroji ata. Ti je mbrojtësi më i mirë. Ju rujt zoti bashkë me familje kudo që jeni”.

Bes Kallaku
“Zoti na ruajt! Në dorë të tij, kujtoni zotin se sa të vegjël jemi. Uroj të jeni mirë”.

Stine
“Me zotin para. Zoti ju ruajtë dhe ju dhëntë forcë t’i kaloni këto momente të vështira. Lutje për të gjithë shqiptarët”.
