75 Mall Live Search
11:34 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ekipet emergjente në Prishtinë të gatshëm për të ofruar ndihmë në Shqipëri

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se përveç ndihmës që po e ofron shteti i Kosovës pas tërmetit në Shqipëri, ekipet e urgjencës në Komunën e Prishtinës dhe ekipet emergjente të Shërbimeve Publike, janë të gatshme për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Ai ka shkruar në Facebook se shumë qytetarë janë lajmëruar për të ofruar ndihmën personale.