75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro, ndihmë emergjente për Shqipërinë

Komuna e Mitrovicës ka ndarë dy mijë euro nga buxheti i saj për ta ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.

“Me gjithë mundësitë modeste, ne kemi vendosur që qytetarët e Shqipërisë t’i ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri, shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u uron shërim të shpejtë, si dhe bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, duke shpresuar të mos përsëriten tërmetet./Indeksonline/