75 Mall Live Search
12:50 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Durrës: Rrezikon të shpërthejë cisterna me gaz, e vendosur në bodrumin e hotelit të shembur

Pronari i hotelit “Ljubjana” në “Lagjen 13” në Durrës ka vënë në alarm policinë dhe shtabin e emergjencave.

Gjithçka jo për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, por pasi në bodrumin e hotelit ndodhet një sasi e madhe gazi.

Sipas pronarit, në bodrum është vendosur një cisternë me 6 mijë litra gaz dhe se cisterna rrezikon të shpërthejë, duke marrë parasysh që vijojnë pas goditjet.

Ndërkohë përballë hotelit “Ljubjana” është shembur edhe një hotel tjetër në të cilin ndodhen tre persona nën rrënoja.