75 Mall Live Search
20:45 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

U nxor e gjallë, por 30 vjeçarja vdes në spital, nga tërmeti i vdiq edhe e bija

30 vjeçarja që u nxor e gjallë nga një pallat 6 katësh në Durrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Diana Meçaj, ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që mori.

IndeksOnline solli edhe pamjet e nxjerrjes së 30 vjeçares, e cila ende në ato momente ishte gjallë.

Ndërsa, më herët nga rrënojat u nxor e vdekur edhe vajza e saj e mitur vetëm 8 vjeç,

Kështu, numri i viktimave nga tërmeti katastrofal i sotëm, arrin në 23.

Ndryshe, nga ky tërmet ka ndërruar jetë edhe një kosovar nga Gjilani, derisa trupi i vëllai të tij po kërkohet nga ekipet e kërkim shpëtimit./Indeksonline/