75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nisen autobusat e parë me ndihma drejt Shqipërisë nga Mitrovica, Peja, Gjakova e Prishtina

Aksione të shumta janë ndërrmarrë nga qytetarët e Republikës së Kosovës për t’iu dal në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti vdekje prurës në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

E autobusët e parë janë nisur para pak minutash nga komunat si : Mitrovica, Prishtina Gjakova dhe Peja.

2 furgona janë nisur nga Gjakova ku për vetëm 4 orë janë mbledhur shumë veshmbathje, batanije, jastyk e gjëra elementare, poashtu edhe ushqime të shumta.

Në të tri vendet qytetarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes dhe kanë dhënë shumë ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Një tërmet 6.5 ballësh goditi sot Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz.

Aksione të njëjta janë ndërrmarë edhe në Prishtinë nga tifogrupi “Plisat”, si dhe në shumë komuna të tjera./Indeksonline/