75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ilir Meta: Falënderoj popullin e Kosovës për solidarizimin e jashtëzakonshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë për T7 se kishte pasur frikë për një numër shumë më të madh të viktimave pas tërmetit që ndodhi në orët e hershme në Durrës.

“Kam pasur shumë pak shpresa”, thotë Meta.

“Besoj se gjendemi para një mrekullie por nuk duhet të nxitohemi ende. Rreziku është i tmerrshëm, puna që po bëhet është e madhe dhe një sukses i pabesueshëm i operacioneve të shpëtimit”

“Kanë ardhur ekipe shpëtimi nga Kosova, Italia, Greqia e shumë vende tjera të cilët na kanë ndihmuar shumë”

“Duhet të punohet gjithë natën për t’i shpëtuar të mbijetuarit. Do të bëhet një punë e gjatë për të rikuperuar dëmet e mëdha materiale”, ka shtuar Meta.

“Falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kemi treguar në këtë kohë të vështirë”.