75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një autobus me ndihma, tifozët e Vushtrisë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Sot një autobus ka mbërritur nga Kosova drejt Durrësit nga tifozë të skuadrës së Vushtrisë. Të pyetur për mikrofonin e Rtv Ora se çfarë ka dërguar për të prekurit nga tërmeti janë shprehur se kanë sjell ushqime, veshmbathje, ujë e të tjera të nevojshme për të prekurit nga tërmeti .

Sa e vështirë ka qenë për të organizuar këtë nismë? “Tifozët e Vushtrisë u shprehën: Organizimi ka qenë i thjeshtë dhe i madh nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës për këtë ngjarje të rëndë. Në organizim kanë marrë pjesë vullnetarisht shumë persona për të grumbulluar dhe më pas për ti sjell drejt Durrësit”.

Qytetarët e Kosovës treguan se kanë udhëtuar gjatë gjithë natës dhe për ta ky akt është një detyrim për gjithçka ndodhi.