Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për Shqipërinë
Komuna e Mitrovicës të mërkurën ka ndarë 20 mijë euro për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues, shkruan Indeksonline.
Në përgjigje për Indeksonline nga Komuna thonë se kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri.
“Me propozim të kryetarit Bahtiri, Kuvendi Komunal ndan 20 mijë euro për Shqipërinë
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që të vendoset si pikë e rendit të ditës, ndihma me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, për familjet e dëmtuar nga tërmeti që ka ndodhur dje në Shqipëri.
Me këtë rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite, duke e përgëzuar dhe përkrahur iniciativën e kryetarit Bahtiri, për tu dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve.
Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit me motrat në Shqipëri”, thuhet në përgjigje./Indeksonline/