75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa “ndez” Australinë, performancë fantastike në “Aria Awards”

Në Australi po mbahet ndarja e çmimeve prestigjioze “Aria Awards”.

Në mesin e shumë yjeve nga gjithë bota, e pranishme është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Dua ka performuar hitin e saj të fundit “Don’t Start Now”, ashtu siç edhe pritej, 23- vjeçarja ndezi skenën e veshur në të bardha dhe e shoqëruar nga valltarët.

Kujtojmë se “Don’t Start Now” riktheu Duan në skenën pas një pauze gati njëvjeçare, po ashtu këngëtarja prishtinase së shpejti pritet të publikojë albumin më të ri./Indeksonline/