75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lëndohen 5 persona derisa po punonin të 44-katëshja, në Prishtinë

Disa persona janë lënduar derisa po punonin në një objekt në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Rasti i ndodhur te 44-katëshja është konfirmuar për Indeksonline, nga Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale, në Prishtinë.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, derisa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar 5 persona”, ka thënë Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merren njësitet policore në koordinim me institucionet përkatese./Indeksonline/