Ky mund të jetë kundërshtari i Realit për fazën tjetër, të Ligës së Kampionëve
Real Madridi dje e siguroi kualifikimin në fazën tjetër të grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” barazoi me PSG-në, derisa ndeshjen e radhës njëkohësisht të fundit në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Club Brugges.
Juventusi, Manchester City dhe Bayern Munichu janë kualifikuar gjithashtu dhe ndonjëri nga ta mund të jetë kundërshtari i radhës për klubin madrilenas, transmeton KosovaPressi.
Juventusi dje mposhti Atletico Madridin dhe siguroi kualifikimin, ndërsa City barazoi me Shakhtarin dhe arriti të kualifikohej derisa “bavarezët” mposhtën Cërvena Zvezdën dhe vazhduan më tej gjithashtu.
Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet më 16 dhjetor në Nyon të Zvicrës.
/Indeksonline/