“Devolli” me plot kamionë në “Rrugën e Kombit”, tregon humanitet për Shqipërinë
Shqiptarët kudo mund të jenë ndier të emocionuar me pamjet që Indeksonline sapo ka publikuar.
Shumë kamionë me ndihma kanë pushtuar “Rrugën e Kombit”, duke marrë udhën për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti.
Kamionët e xhiruar janë të kompanisë “Devolli”.
Kompania nga Peja ka nisur produkte ushqimore, veshmbathje, produkte higjienike dhe gjithçka tjetër për familjet e prekura nga tërmeti./Indeksonline/