Pastore dhe Florenzi nuk thirren, kthehet Mkhitariani
Roma luan takimin kryesor në grupin e “vdekjes”, si udhëtuese te Basaksehiri në Stamboll.
Për këtë takim nuk janë thirrur Pastore e Flozrenzi, pasi konsiderohet se nuk janë ende të gatshëm për këtë takim, ndërsa Roma mund të llogarisë në shërbimet e armenit, Henrikh Mkhitarian.
Grupi J, po del të jetë njëri ndër më të pa besueshmit, Roma deri në këto momente nuk shkon më shumë se vendi i tretë, shkruan Indeksonline.
Nuk ka përfunduar ende drama e këtij grupi pasi që vendi i parë numëron 7 pikë, nga 5 pikë kanë Borussia Monchengladbachu e Roma, ndërsa me një pikë më pak grupin e mbyll Wolfsbergeri.
Basaksehiri dhe Roma masin forcat të enjten dhe me shumë gjasë, xhiroja e pestë do këndellë gjërat në këtë grup.
/IndeksOnline/