75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit, që u ther në Itali kthehet në Kosovë, familja njofton për varrimin

E diela e kaluar, ishte dita e fundit e jetës, për kosovarin që jetonte në Itali, Gzonit Kelmendi.

Dalja në një lokal pas mesnate, në Firenze, doli të jetë tragjike, ku 33- vjeçari nga Peja, pas një konflikti që pati, u ther me thikë nga një tunizian.

Fillimisht raportohet se sherri midis tyre është evituar nga punëtorët e lokalit. Por, tuniziani ka shkuar në banesë ku e ka marrë një thikë për të vazhduar sherrin me kosovarin, shkruan Indeksonline.

Raportohet se Kelmendi është goditur me thikë në fyt dhe në trup duke qenë e pamundur t’u mbijetonte plagëve.

Familjarët tashmë kanë njoftuar se trupi i pajetë është kthyer në Kosovë, dhe i ndjeri do të varroset sot në orën 15:00 varrezat e fshatit Lutogllavë./Indeksonline/