75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti i fundit që goditi Shqipërinë, dyshohen viktima tek Ura e Dajlanit

Tërmeti i fundit i shënuar në orën 11.52 të kësaj të mërkure shkaktoi panik të madh në vend.

Instituti Evropian i Sizmiliogjisë, EMSC, konfirmon se tërmeti ishte me magnitudë 4.9 ballë, të Rihterit.

Paraprakisht dyshohet për viktima tek Ura e Dajlanit, për shkak se është shembur një objekt.

Epiqenda ishte në detin Adriatik pranë Kepit të Rodonit, 18 km në veriperëndim të Durrësit dhe 42 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet e tërmetit ishin me 10 kilometër thellësi. Nga tërmeti i mëngjesit të së martës, ku fortësia ishte 6.4 ballë, janë konfirmuar 41 viktima.