75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Videoja e gjithë procedurës së shpëtimit të 33-vjeçarit, që mbeti nën rrënojat e hotelit, në Durrës

Tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ka shkaktuar viktima dhe qindra të plagosur.

Lëkundjet e fuqishme të tokës bën që Durrësi dhe Thumana të dëmtohen më së shumti, duke pësuar shkatërrime të shumë ndërtesave.

Aksionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë ende edhe pse në shumë momente ishin mjaft të rrezikshme, transmeton Indeksonline.

I tillë ishte edhe momenti i nxjerrjes nga rrënojat i 33- vjeçarit, Adriatik Bode.

Në  një video të publikuar në internet shihet momenti i shpëtimit nga rrënojat e hotelit “Mia Mare”/Indeksonline/