1974 eurot e grumbulluara nga shitja e biletave, Ballkani i dhuron për ndihma në Shqipëri
Ballkani i Suharekës ka ndërmarr një tjetër aksion humanitar për të ndihmuar shqiptarët pas tërmetit të fundit që la të vdekur 47 persona.
Fitimin nga biletat e shitura në duelin kundër Dritës e kanë destinuar në Shqipëri.
658 bileta më fitim total prej 1974 eurove janë grumbulluar e më pas i janë dorëzuar kompanisë humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
/Indeksonline/