75 Mall Live Search
23:57 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

U nis për të prekurit në Shqipëri, valixhe bashkë me shkrimin emocionues arrin në Prishtinë

Të gjithë shqiptarët kudo në botë bën atë që duhet, duke i ndihmuar shqipërisë në ditën e saj më të vështirë.

Nga Gjermania, Zvicra e gjithë Evropa dhe Bota u nisën ndihmat drejt Shqipërisë, pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë mëngjesin e kobshëm të 26 nëntorit, shkruan Indeksonline.

Në ato ndihma sado të vogla shkruhej me zemër nga një mesazh, por edhe nëse jo me germa në zemër padyshim që po.

Por një prej bashkatdhetarëve nga Gjermania dallohej dhe u bë viral momentin kur u nis, në të shkruhej, “Kujtojeni Zotin në ditë të mira, t’iu kujtoj Zoti në ditë të vështira! JEMI NJË!”.

Sot në palestrën “1 tetori” në Prishtinë u pa ky mesazh emocionues, aty ku kanë arritur me qindra ndihma nga e mbarë bota.

/Indeksonline/