Gati 100%, Muriqi po përparon
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pas 3 javësh është rikthyer në stërvitje me Fenerbahçen.
Ai kishte lënduar nyjën e këmbës në ndeshjen kundër Kasimpashës dhe nuk arriti që të riaftësohej për duelin kundër Yeni Malatyasporit.
Burime të Indeksonlinet, bëjnë të ditur se Muriqi do të udhëtojë bashkë me ekipin për ndeshjen e së shtunës ndaj Goztepes. Megjithatë, ai nuk pritet të startojë ndeshjen, por do të jetë në bankën rezervë.
Tani edhe faqja zyrtare e Fenerbahces ka publikuar momente nga seanca stërvitore e skuadrës, ku mes fotosh është edhe sulmuesi shtatlartë Muriqi. /IndeksOnline/
Hazırlıklarımızı tamamladık! ✅
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) November 29, 2019
✈️ İzmir pic.twitter.com/KMsMK584oo