KF Onixi ka bërë një gjest të ulët, hapet procedurë disiplinore nga FFK-ja
Klubi futbollistik nga Banja e Pejës ‘Onixi’ kanë bërë një gjest mjaftë të ulët në ndeshjen kundër klubit nga kryeqyteti ‘Ramiz Sadiku’, ku pas ndeshjes ata kanë dëmtuar zhveshtoret e klubit nga Prishtina.
Sipas njoftimit të FFK-së ‘pas përfundimit të ndeshjes futbollistët e ekipit të ” Onixit ” nga Banja e Pejës kanë dëmtuar muret e zhveshtoreve të klubit të futbollit “Ramiz sadiku” nga Prishtina’.
Andaj FFK ka marrë vendim që ndaj këtij klubi të hapet procedurë disiplinore deri në kompletimin e plotë të lëndës.
/Indeksonline/.