75 Mall Live Search
16:30 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dy gola ekspres të Van Dijk i japin komoditet Liverpoolit

Liverpool ka kaluar në epërsi ndaj Brighton me dy gola nga Virgil van Dijk.

Fillimisht në minutën e 18-të pas krosimit të Trent Alexander Arnold, Van Dijk goditi bukur me kokë për t’i dhënë epërsinë e parë vendasve, shkruan Indeksonline.

Pas 6 minutave, ishte përsëri Van Dijk që realizoi me kokë, ku krosimin e Arnold nga goditja nga këndi e shndërroi në gol.