Kjo do të jetë ndeshja e parë e Europianit, zhvillohet në shtetin fqinjë të Shqipërisë
Sot në Bukuresht është hedhur shorti i finaleve të Europianit 2020 që do të zhvillohet në 12 vende të ndryshme.
Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin Olimpik të Romës me 12 qershor 2020. Turqi – Itali do të jetë ndeshja hapëse e kampionatit, ku azurët do të kenë mundësi të luajnë para publikut të vet. /IndeksOnline/