75 Mall Live Search
16:23 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Në Istog po zhvillohet turneu ndërkombëtar i karatesë “Adem Jashari”

Federata e Karatesë së Kosovës së bashku me klubin E&E Wazari kanë organizuar edhe këtë vit turneun ndërkombëtar të karatesë që mban emrin e legjendës së kombit, “Adem Jashari”.

Turneu po zhvillohet sot në palestrën më të bukur në Kosovës, “Dresha” që gjendet në Orrobërd të Istogut.

Në këtë turne po marrin pjesë garues nga pesë shtete të ndryshme si Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia.

Numri i garuesve është shumë i madh, ku arrin mbi 100 sportist nga këto vende mike.

Garuesit janë në mosha të ndryshme, që nga ato të vogla deri në profesionist. /IndeksOnline/