75 Mall Live Search
11:02 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Heronjtë italianë kthehen në shtëpi, marrin me vete flamurin kuq e zi

Tërmeti i së martës në Shqipëri, goditi dhe sensibilizioi të gjitha shtetet mike.

Kosova, Maqedonia, Greqia, Rumania, Serbia, Mali i Zi e shumë të tjera, u nisën drejt shtetit shqiptar, për të kërkuar dhe shpëtuar banorët të cilët mbeten nën rrënoja.

Fatkeqësisht u shënuan 52 viktima, derisa arritën të shpëtuan dhjetëra të tjerë.

Një ndihmë të madhe dhanë edhe italianët, të cilët menjëherë iu kundërpërgjigjen popullit shqiptar për ndihmë, përcjellë Indeksonline.

E, ashtu si edhe ekipi i kërkim shpëtimit zviceran, edhe skuadra italiane, dje me t’u kthyer në shtëpinë e tyre, pas misionit të shenjtë që kryen, me vete morën edhe flamurin shqiptar.

Në disa imazhe të publikuara në rrjete sociale, shihen ekipet italiane të ndihmës së shpejtë dhe të reanimacionit për fëmijë, ku dje në Molise pas rikthimit, u fotografuan me flamurin kuq e zi, madje ata kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës./Indeksonline/