75 Mall Live Search
10:31 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet personi i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës, e ndihmuan qytetarët

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, më 18.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar TIM ( Deli) Kajtazi, i cili kërkohej për:

  • 2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
  • 1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
  • 1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”
  • 1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”

            Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguronte informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe më 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i siërcekur është dërguar në vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

                Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me policinë e tyre do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

                Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vetë qytetarëve dhe vendit.