75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Minxhozi viziton dy nënat shqiptare që lindën fëmijë në Spitalin e Pejës

Me qëllim që të njoftohet për gjendjes e dy pacientëve nga Shqipëria që janë të shtrira në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, sot ka qëndruar për vizitë Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv Dr.Skender Dreshaj dhe personelin Mjekësorë të Repartit të Gjinekologjisë u njoftua për gjendjen e mirë shëndetësore të dy pacientëve dhe foshnjës të porsalindur.

Minxhozi ka falënderuar për kujdesin e treguar ndaj bashkëkombëseve tonë nga Shqipëria nga personeli mjekësorë dhe ka theksuar se sidomos lindja e një vajze ishte një lajm i mirë që sadopak largoj ato lajmet e dhimbshme që po vinë nga Shqipëria pas tërmetit të para disa ditëve.

Ambasadori Minxhozi pati rastin që në Spital të takon edhe familjarët e pacientes që ka lindur vajzën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë të cilët po ashtu shprehën fjalë miradije për personelin e Repartit të Gjinekologjisë lidhur me kujdesin që kanë treguar gjatë trajtimit të familjarëve të tyre.