75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tentativë grabitjeje të “Raiffeisen Bank”-s në Klinë, përdoret eksplozivi

Dyshohet se një grabitje ka ndodhur në “Raiffeisen Bank”-ën e Klinës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, shkruan Indeksonline.

Në një video që ka dërguar një lexues i Indeksonlinet dëgjohet alarmi i kësaj banke.

Dyshohet se rasti ka ndodhur në orën 4:40.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodrani Nikqi, ka thënë për Indeksonlinen se  personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 5:00  të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës, disa persona të maskuar  me  mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke.  Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Nikqi.

Sipas tij policia është duke i punuar në mënyrë intensive për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërsa ende nuk dihet se a kanë vjedhur para në këtë bankomat./Indeksonline/