Analizë e ish-diplomatit, krisja LDK-VV dhe mundësia e PAN-it për ta marrë përsëri pushtetin
Ish-diplomati, Lulzim Peci ka bërë një analizë rreth zhvillimeve të fundit në vend, konkretisht mosarritjes së koalicionit qeverisës ndërmjet dy partive, LDK dhe VV. Sipas tij, këto dy subjekte duhet t’i ulin tensionet dhe te veprojnë me përgjegjshmëri ndaj popullit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.
Peci theksoi se këto parti duhet të “aterrojnë” dhe të jenë të vetëdijshme për fuqinë vetjake politike.
“… me ç’rast duhet edhe te kenë parasysh se tani PAN-i i dezintegruar ka me shume deputete (43) se sa ne legjislaturën e kaluar (39)”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline
Më tej, ish-diplomati u shpreh se nëse opozita e tashme (PDK, AAK NISMA – AKR)do të vijë përsëri ne pushtet, LVV dhe LDK nuk kane tjetër kënd ta akuzojnë përpos njëra-tjetrën.
“… por atëherë kush do te lodhet për akuzat tuaja të ndërsjella”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
LVV dhe LDK duhet t’i ulin tensionet, dhe te veprojnë me përgjegjshmëri ndaj popullit për krijimin e qeverisë së Kosovës. Para së gjithash ato duhet të “aterrojne” dhe të jenë të vetëdijshme për fuqinë vetanake politike, me ç’rast duhet edhe te kene parasysh se tani PAN-i i dezintegruar ka me shume deputete (43) se sa ne legjislaturen e kaluar (39).
Fitorja relative nuk mund te barazohet me fitoren e zgjedhjeve, pasi me kete rast, partise fituese i plotesohet kushti i domosdoshem qe ta kete kandidatin per kryeminister, por jo edhe i mjaftueshmi per te krijuar vete qeverine, dhe kete duhet ta kete parasysh LVV dhe jo te sillet sikurse te kete fituar shume me teper, se sa qe ka deputete. Poashtu, kjo pamjaftueshmeri, nuk duhet te keqperdoret nga LDK, pothuajse i barabarte me numer te deputeteve. Me keto sjellje te tanishme, LVV dhe LDK i kane humbur shume pike te besimit te qeverise, nese arrijne marreveshje per te.
Mirepo, nese LVV dhe LDK e zgjedhin opcionin e zgjedhjeve te reja, si rruge-dalje nga mos-pajtimet e tanishme, ato pike se pari duhet ta dine se nuk do te mund te ofrojne mesazhin e nderrimeve dhe reformave ne Kosove, pasi do ta vete-perjashtojne njera tjetren nga koalicioni i ardhshem qeveritar. Me kete opcion, ato do ta fusin vendin ne krize edhe me te thelle, per te cilen nuk munden t’i ikin pergjegjesise per shtjerrimin edhe ate pike shprese per ndryshim qe mund te ofrohet ne kete vend.
Partneriteti ndertohet me mirebesim dhe me parashikueshmeri. Nese kete nuk jane ne gjendje ta arrijne LVV dhe LDK, atehere do te jete e qarte qe ne mesin e tyre kane shume politikane dhe asnje burre-shtetas, per te cilet ka me se shumeti nevoje Kosova ne kete kohe. Nese opozita e tanishme (PDK, AAK NISMA – AKR)do te vie perseri ne pushtet, LVV dhe LDK nuk kane tjeter kend ta akuzojne perpos njera tjetres, por atehere kush do te lodhet per akuzat e juaja te ndersjella!.