75 Mall Live Search
18:15 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Kur partnerët bëjnë kërkesa maksimaliste ndaj njëri-tjetrit, nuk ka hajër në atë partneritet”

Edhe pse ishte paraparë që këtë javë të arrihej koalicioni Vetëvendosje-LDK, një gjë e tillë nuk u bë.

Pavarësisht takimeve të shumta të strukturave të dy partive dhe së fundi edhe të liderëve, koalicioni nuk po arrihet.

Siç duket zvarritja më e madhe çalon tek ndarja e ekzekutivit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati, Arianit Koci, i cili deklaroi se VV është fituese e zgjedhjeve dhe pozicionin e parë tashmë e ka zbehur, transmeton Indesonline.

Ai tha se kur partnerët që nga fillimi bëjnë kërkesa maksimaliste ndaj njëri-tjetrit, e sidomos kur çdo situatë e shfrytëzojnë për interpretime me keqbesim-nuk ka “hajër” në atë partneritet.

“VV është fituese e zgjedhjeve, dhe pozicionin e parë tashmë e ka zbehur, me faktin që po pranon pafundësisht të vazhdoj me negociata, në kohën kur kemi nevojë për qeveri më shumë se çdo herë”, theksoi Koci./Indeksonline/