09:07 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ia mori veturën për 2 ditë, nuk ia ktheu më, arrestohet i dyshuari

Për keqpërdorim të besimit, një person është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës.

Bresje, Fushë-Kosovë 16.11.2019-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili viktimës mashkull shqiptar  ia kishte marrë në shfrytëzim veturën  me targa vendie për dy ditë dhe më nuk ia kishte kthyer më.

Vetura është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/