Ky është orari i ndeshjeve të Kosovës, nëse kualifikohet në EURO 2020
Kosova është vetëm 180 minuta larg nga historia. Me dy fitore në playoff të Ligës së Kombeve mund të siguroj kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2020”, shkruan Indeksonline.
Nëse arrinë kualifikimin do të caktohet në grupin C ose grupin F. Nëse Rumania arrinë të fitoj playoffin e Ligës së Kombeve, Kosova caktohet në grupin F, në të kundërt “Dardanët” shkojnë në grupin C.
UEFA tashmë ka caktuar edhe orarin e fazës së grupeve për kampionatin evropian.
Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 12 qershor në Romë mes Turqisë dhe Italisë nga ora 21:00.
Ky është orari dhe kundërshtarët potencial të Kosovës në rast të kualifikimit.
Grupi C
14 qershor
Ora 18:00 Austri – Fituesi i playoffit të Ligës A/D
Ora 21:00 Holandë – Ukrainë
18 qershor
15:00 Ukrainë – Fituesi i playoffit të Ligës A/D
21:00 Holandë – Austri
22 qershor
18:00 Fituesi i playoffit të Ligës A/D – Holandë
18:00 Ukrainë – Austri
Grupi F
16 qershor
18:00 Fituesi i playoffit të Ligës A/D – Portugali
21:00 Francë – Gjermani
20 qershor
15:00 Fituesi i playoffit të Ligës A/D – Francë
18:00 Portugali – Gjermani
24 qershor
21:00 Gjermani – Fituesi i playoffit të Ligës A/D
21:00 Portugali – Francë