Pas raportimeve të Indeksonline, BQK-ja mbyll “Monegon” dhe “Iute Credit”-in
Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim t’i mbyllë dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.
Indeksonline kishte raportuar vazhdimisht për shkeljet e rregullave që kanë bërë këto dy kompani në tregun kosovar.
Këto dy kompani janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë respektuar normat e interesit, duke dhënë kredi me norma deri në 30%.
Indeksonline kishte raportuar edhe për mashtrimet që u bëheshin klientëve si dhe ofertat të cilat ishin në formë fajdeje e legalizuar./Indeksonline/