Këto janë skuadrat e para që kanë siguruar çerekfinalen në DigitAlb Kupa e Kosovës
Tri skuadrat e para që e kanë siguruar çerekfinalen janë Ballkani, Drenica dhe Feronikeli.
Ballkani arriti ta fitojë me rezultat 3-0 derbin kundër Trepçës 89’ me golat e shënuar nga Arbër Hoxha, Blend Baftiu dhe Ermal Krasniqi.
Kurse edhe Drenica ka fituar me rezultat të thellë 4-0 kundër Dardanës me golat e Genc Hamitit, Hysen Tahirit, Qemail Elshanit dhe Gentrit Bislimi i cili shënoi në portën e tij.
Po ashtu edhe Feronikeli arriti fitore të lehtë kundër FC A&A me rezultat 3-0.
/Indeksonline/.