KEDS-i, ani pse mesi i dhjetorit, nesër do të lërë 12 orë pa energji një pjesë të Fushë-Kosovës dhe Ferizajt
Vendi ynë edhe në këto ditë të ftohta dimri pritet të ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike.
Nesër (e martë), një pjesë e Fushë- Kosovës dhe e Ferizajt, do të mbesin pa energji 12 orë.
Kjo shkyçje sipas KEDS-it, do të ndodhë për shkak të disa punimeve dhe investimeve që po bëhen në këto dy qytete.
Shkyçja do të bëhet në dalje të lagjes “Apollonia” në Fushë- Kosovë dhe tri daljeve në Ferizaj, nga ora 09:00 deri në orën 21:00.
“KEDS-i është duke investuar fuqishëm në rrjetin e tensionit të mesëm si në Fushë-Kosovë, ashtu edhe në Ferizaj, duke përfshirë linjën 35 kilovotëshe.
Kjo, pasi ajo pjesë e Fushë-Kosovës është zona me rritjen më të madhe në nivel vendi. Si rrjedhojë, vazhdimisht janë paraqitur mbingarkesa të cilat kanë pasur për pasojë ndërprerjet e dhunshme të energjisë elektrike. Shkaku i këtyre mbingarkesave është pasi kapacitetet transmetimeve të KOSTT-it, pra të tensiont të lartë janë të pamjaftueshme. Por, për shkak se kjo kompani nuk po investon, atëherë këtë është detyruar ta bëjë KEDS-i në mënyrë që të mos këtë ndërprerje të vazhdueshme apo pamundësi për furnizim me energji elektrike. Investimi është në përfundim e sipër dhe pritet të përfundohet sivjet.
Sa i përket Ferizajt, intervenimi është i domosdoshëm pasi gjendja e rrjetit të trashëguar në qytet ishte shumë e rëndë”, thuhet në njoftim.