Ky shtet emëron kryeministren më të re në botë, për nga mosha
Një 34-vjeçare do të bëhet kryeministrja më e re në Finlandë, pasi ajo do të betohet këtë javë në Parlament.
Mbrëmjen e së dielës, këshilli i Partisë Socialdemokratike votoi në emërimin e ministres së Transportit Sanna Marin për të marrë Qeverinë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Antti Rinne. Marin, e cila fitoi kundër rivalit të saj Antti Lindtman, shkruan Indeksonline.
Partia Socialdemokrate u shfaq si më e madhja e Finlandës në zgjedhjet e prillit.
Ish-kryeministri Rinne dha dorëheqjen të martën, 3 dhjetor, pasi një parti brenda koalicionit humbi besimin tek ai.
Jo vetëm që Marin do të bëhet kryeministrja më i re në Finlandë, por ajo gjithashtu do të bëhet kryeministrja më e re në botë./Indeksonline/