75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ylli shqiptar në futbollin kroat pensionohet para kohe, shkak shëndeti

Futbollisti shqiptar që luan me sukses në futbollin kroat, Muzafer Ejupi, ka vendosur të pensionohet para kohe.

Ejupi ka njoftuar këtë vendim për shkak të gjendjes shëndetësore, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Shëndeti është diçka që ne duhet të vlerësojmë më shumë në jetë. Kështu që unë vlerësova se ky është momenti më i mirë për t’i thënë lamtumirë futbollit. Periudha më e bukur në jetë është karriera që kam zhvilluar në Kroaci. Falënderoj ish-skuadrën, Osijeku dhe skuadrën aktuale, Slaven Belupo për mundësinë e dhënë. Do të shihemi përsëri prapë këtu, sepse e di se dyert e stadiumit janë gjithmonë hapur për mua”, ka thënë Ejupi në njoftim.

Muzafer Ejupi është pensionuar në moshën 31- vjeçare, ndërsa ka shënuar plot 42 gola në futbollin kroat./Indeksonline/